Dy ndeshje miqësore me Bosnje Hercegovinën për të testuar ekipin kombëtar të 19-vjeçareve. Në Muajin Tetor, vajzat kuqezi do të zhvillojnë fazën e parë eliminatore të Europianit 2018 që do të zhvillohet në Zvicër dhe trajneri Nevil Dede publikoi listën me 23 emrat e përzgujedhur dhe shton se sfida miqësore është shumë e rëndësishme në 0prag të takimeve zyrtare ku ai ka pritshmëri të larta edhe pse është në një grup me Spanjën, Ukrainën dhe Azerbajxhanin.
Nevil Dede: “Ne kemi planifikuar të luajmë një miqësore me Bosnjen në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Tetorit ku shpresojmë të bëjmë një paraqitje të mirë. Spanja realisht ka një nivel më të lartë se ne. Ndaj dy skuadrat e tjera shpresoj të marrim pikë dhe shpresoj që realisht të arrijmë vendin e tretë. Ukraina është më e fortë fizikisht se ne por shpreoj të bëjmë dicka trë mirë ndaj tyre”.
Në vijim, Dede shton se strategjia 5 vjeçare është në rrugën e duhur pasi skuadra e tij ka nisur të funksionojë si një grup në dispozicion të ekipit të parë.
“Kemi një strategji dhe projekt afatgjatë. Tani po mbushet viti i tretë. Ne këtë sezon luajmë me datëlindjet 99. Përvec rezultateve miqësoret i shtojnë eksperiencë kësaj skuadre. Disa lojtare që luajnë jashtë kanë shprehur dëshirën për të luajtur me ne. Kam dy vjet që i monitoroj lojtarët e reja nga afër. Ka 6 hyrje të reja dhe shpresoj që në të ardhmen të jenë pjesë e kombëtares së madhe”.
Nuk mungon një koment i trajnerit të 19-vjeçareve edhe për ecurinë pzoitive të Vllaznisë në Europë, pavarësisht eliminimit nga Champions League.