Futboll

Futboll
13600111_526491697545231_3348177746094843963_n
  • Lexuar 410

Volas i bashkohet Partizanit, gati për Ferencvarosin

Partizanit i mbërrin sulmuesi u shumëpritur vetëm dy dytë para përplasjes me Ferencvarosin në “Elbasan Arena”. Slloveni Dalibor Volas, i cili kishte arritur marrëveshjen me të kuqtë që më 7 korrik, u prezantua këtë të hënë nga klubi sai përforcimi i radhës i merkatos. 29-vjecari është vënë mënjeherë nën urdhrat e italianit Adolfo Sormani, që ka planifikuar ta aktivizojë titullar ndaj kampionëve të Hungarisë.

Gjithsesi vendimin përfundimtar trajneri i të kuqve do ta marrë pas seancën së fundit stërvitore.

Volas gjatë 2016 është aktivizuar në Malajzi në radhët e Pehang, skuadër me të cilën ka shënuar 6 gola në 12 ndeshje të kampionatit të këtij vendi.

Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Koperit dhe Mariborit në Slloveni, Sherifit të Tiraspolit në Moldavi apo Debrecenit në Hungari, ku i ka shënuar madje edhe Ferencvarosit, kundërshtarit të Partizanit në Champions.

Shpernda artikullin

Prezantohet Manaj: Arma ime më e fortë, personaliteti

Artikulli Pas »

Strakosha në “radarin” e Crotones