Futboll

Futboll
11960148_907711302599925_7069173171018742628_n
  • Lexuar 1092

Zyrtare, Hamdi Salihi qëndron te Skënderbeu

Hamdi Salihi do të vazhdojë të jetë pjesë e Skënderbeut dhe për sezonin 2015/2016. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të vazhdojë dhe për një tjetër vit me korcarët duke vazhduar aventurën e tij me Kampionët e Shqipërisë, të cilët me golat e tij i ndihmoi në Champions League duke qenë një pjesë e rëndësishme e formacionit. Vazhdimësia e Salihit me Skënderbeun vjen pas një këmbnëngulje të presidentit Takaj, për ta mbajtur shkodranin në skuadër por dhe ngrohtësinë që ai mori nga tifozët gjatë qëndrimit të tij në këtë ekip. 30 vjecari, sipas asaj që bënë të ditur klubi në faqen e tij zyrtare, do të firmosë zyrtarisht kontratën e re pas përfundimit të grumbullimit me kombëtaren për dy ndeshjet eliminatore të Euro 2016. Gjatë orëvë të fundit, për të përvec izraelianëve të Maccabi Haifa u interesuan gjithashtu dhe hungarezët e Videotonit. Me Skënderbeun, Salihi në Europë luajti 5 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe në Europa League pritet të jetë zgjedhja e parë e Josës për vijën e parë.

Shpernda artikullin

Edgar Cani firmos me Pisan e Gattusos në Lega Pro

Artikulli Pas »

Arrihet marrëveshja, De Gea te Reali për 30-35 milionë euro