Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

0%, statistika e veçantë e Brightonit që po “çmend” Anglinë

Roberto De Zerbi i ka bërë për vetë tifozët e Brightonit me futbollin e tij sulmues dhe zbavitës që aplikon tek ekipi i Premier League. Por jo vetëm, skuadra e trajnerit guximtar italian vazhdon të thithë tifozë të rinj.

Sigurisht falë futbollit të bukur, që po shoqërohet me rezultate pozitive. De Zerbi udhëhoqi Brightonin drejt kualifikimit të parë europian në histori, duke dërguar skuadrën në grupet e Europa League.

Në Premier League “Pulëbardhat” – sulmi më i mirë me 18 gola – renditen si forcë e tretë me vetëm tri pikë më pak se Manchester City kryesues.

Ndërkohë, një statistikë interesante po qarkullon në rrjet. Dhe që ka lidhje me topat e gjatë të shkelmuar nga portierët në nisjen e aksioneve.

Te Brightoni është 0%! Si Steele edhe Verbruggen, nuk kanë zgjedhur në asnjë moment të nisin një top të gjatë drejt shokëve të skuadrës.

Lexo edhe: 

Pasi “urdhri” i De Zerbit është i prerë: luajmë gjithmonë poshtë dhe fillojmë çdo aksion me pasime. 44-vjeçari nga Brescia, i cili prodhoi një futboll të tillë edhe te Sassuolo, po e përsërit vetën edhe në ishull.

Topat e gjatë janë të palejuar në principet dhe idetë e futbollit të tij. Dhe lojtarët po ia dalin t’i zbatojnë me përsosmëri porositë e trajnerit. Duke u shndërruar në një nga skuadrat më të veçanta dhe emocionuese në Europë.

Pas Brightonin me 0% në topat e gjatë, i dyti vjen Andre Onana (Manchester United) me 20%. Dhe më pas braziliani Ederson (Manchester City) 40%.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....