Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

1 ndeshje në Botëror, Bayern 30 milionë euro për sulmuesin e Francës

26 Marcus THURAM (fra) - 10 Kylian MBAPPE (fra) during the FIFA World Cup, group d match between France and Denmark at Stadium 974 on November 26, 2022 in Doha, Qatar. (Photo by Anthony Bibard/FEP/Icon Sport via Getty Images)

Bayern nis hapat konkret për të transferuar në Munchen, Marcus Thuram. Sipas asaj që raportojnë mediat, kampionët e Gjermanisë do i ofrojnë një kontratë 5-vjeçare autorit të 10 golave këtë edicion. Bayern do i ofrojë një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon, diçka që duket se e ka joshur futbollistin e Borussia Monchengladbach. Thuram është në fundin e kontratës dhe shumë klube kanë shfaqur interes për të, por Bayern ka kontaktuar agjentin e lojtarit në Katar për të mbyllur gjithçka parimisht.

Interi ishte një nga klubet që donte të arrinte te sulmuesi, por oferta prej 30 milionë eurosh që ka bërë Bayern natyrisht i prish disi llogaritë e zikaltërve, të cilët jo vetëm duhet të nxitojnë, por dhe të bëjnë një ofertë financiare më të mirë për të rivalizuar Bayern.

Thuram këtë edicion e ka gjetur 10 herë rrugën e rrjetës në Bundesliga me Borussia Monchengladbach, ndërsa edhe 3 herë ka festuar në Kupën e Gjermanisë ndërsa aktualisht është pjesë e Francës në Botëror, aty ku mori disa minuta në fitoren 4-1 ndaj Australisë. Lojtari duket i bindur për largimin dhe pas Kupës së Botës do të vendosë se ku do të zhvendoset nga vera e vitit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...