Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

1 pikë në 10 ndeshje, në Premier League regjistrohet starti më i dobët në histori

Starti që Sheffield United i ka bërë Premier League është zyrtarisht më i dobëti në historinë e kampionatin anglez. “The Blades” humbën 5-0 ndaj Arsenalit të shtunën teksa pritja për të marrë fitoren e parë vijon ende. Skuadra e Paul Heckingbottom ka marrë vetëm 1 pikë nga 10 ndeshjet e para pas promovimit në elitë, me një golavarazh -22.

Humbjet kanë qenë me rezultate të thella, siç ishte disfata 5-0 në Emirates Stadium, 8-0 ndaj Newcastle United apo dhe 3-1 ndaj Fulham. Në total, Sheffield ka pësuar 29 gola dhe ka shënuar vetëm 7 gola. Pika e vetme është regjistruar në barazimin 2-2 ndaj Evertonit në fillim të shtatorit.

Lexo edhe: 

Ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme për “The Blades” dhe për fatet e trajnerit Paul Heckingbottom që do të synojnë të dalin nga zona e ftohtë, pasi për momentin janë 5 pikë larg zonës së sigurisë.

Ata do të përballen javën e ardhshme ndaj Ëolverhampton, pas pauzës të ekipeve kombëtare ndaj Brighton, para se të masin forcat me dy rivalë të drejtpërdrejtë si Bournemouth dhe Burnley.

Me rekordin negativ të shënuar këtë sezon, Sheffield United ka barazuar rekordin e saj në sezonin 2020/21, ku në 10 ndeshjet e para regjistronte sërish vetëm një pikë.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...