Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

1 vit pas incidentit, Mason tërhiqet nga futbolli

Ishte 22 Janari i 2017-ës, kur në “Stamford Bridge” luhej takimi Chelsea-Hull City, me blutë në ndjekje të titullit kampion dhe “The tigers” në kërkim të mbijetesës.

Një harkim nga këndi provokoi një nga çastet më tronditëse, kur Gary Cahill dhe Ryan Mason në një duel ajror, u përplasën me njëri-tjetrin dhe situata u shfaq menjëherë dramatike për mesfushorin e Hull City.

Ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershme dhe 26-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital. Më pas iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë për shkak të frakturave të pësuara.

Për fat të mirë gjithçka shkoi në mënyrën e duhur dhe Mason iu rikthye një jete normale, megjithatë ajo përplasje e pavullnetshme ka shënuar edhe fundin e karrierës së ish lojtarit të përfaqësueses angleze. Ka qenë vetë Ryan Mason ai i cili nëpërmjet një postimi prekës në rrjetet sociale, ka konfirmuar se nuk mund të luajë më në futbollin profesionist.

Përpjekjet e tij për t’iu rikthyer pasionit më të madh ishin titanike, por mjekët pas një sërë testimesh, vendosën që rreziku është tejet i madh, për të dhënë dritën jeshile dhe natyrisht jeta e tij vjen përpara gjithçkaje, pavarësisht dashurisë për këtë sport unik.

“Lidhja me futbollin nuk është e thënë të përfundojë me mbylljen e karrierës aktive në fushë. E dua këtë lojë dhe të shohim se ku do më dërgojë futbolli në të ardhmen”, ishte pjesa përmbyllëse e postimit të Mason.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...