Featured

“10 autobusë falas për tifozët”, kryetarja e Bashkisë Kurbin ndez atmosferën përpara finales

Në Laç janë të fokusuar te finalja e Kupës së Shqipërisë përballë Vllaznisë. Dueli për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar, do të zhvillohet të martën e 31 majit në “Air Albania”, duke nisur prej orës 19:00.

Tifozeria kurbinase ka nisur organizimin për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës në finalen e pestë në histori, teksa pritet një eksod bardhezi drejt kryeqytetit.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë, Majlinda Shqalsi Cara ka vendosur 10 autobusë falas për finales e së martës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, qytetarja e parë e Kurbinit shkruan: “Të martën, ora 19:00, të gjithë në stadiumin “Air Albania” për të mbështetur ekipin e zemrës.

Laçi dhe Vllaznia do të ‘luftojnë’ për të dërguar në shtëpi trofeun e Kupës së Shqipërisë dhe çdokush që ka kohën dhe mundësinë duhet të jetë krah djemve të ekipit të cilët vit pas viti po na bëjnë krenarë me arritjet e tyre dhe sezonet e suksesshme.

Për të qenë sa më të shumtë dhe në mbështetje të sportdashësve kurbinas, Bashkia Kurbin ka vënë në dispozicion 10 autobusë për transportin falas Laç-Tiranë-Laç. Nisja: Ora 16.00, para Pallatit të Kulturës”.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency