Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

10 ditë kohë për zëvendësuesin e Lampard, te Everton spikasin 2 emra

Katër humbje në pesë ndeshjet e fundit të Premier League, rezultuan fatale për fatin e trajnerit Frank Lampard te Everton. 44-vjeçari nuk mundi të realizonte objektivat në krye të skuadrës që këtë sezon pretendonte të renditej të paktën deri në mesin e klasifikimit dhe përfundoi i shkarkuar. Tashmë, drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Lampard me pronarin e Everton, Farhad Moshiri që kërkon një zgjidhje të shpejtë, të paktën brenda 10 ditëve.

Ndërkohë, mediet britanike bëjnë të ditur se dy janë alternativat e “Tofees” për të zëvendësuar Lampard. I pari është Marcelo Bielsa. Argjentinasi për momentin është pa impenjime ndërsa e njeh mirë Premier League duke qenë se së fundmi drejtoi Leeds United për katër vite. Emri i dytë që mund të marrë drejtimin e Everton është Ëayne Rooney.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Everton në fillimet e karrierës së tij e tashmë mund të tundohet për ta provuar këtë eksperiencë në një tjetër rol. Gjithsesi, për momentin Rooney është në drejtimin e DC United në Amerikë ndërsa për t’u përmendur është fakti se në sezonin e kaluar, ish-sulmuesi e refuzoi stolin e Everton.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...