Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

10 ditë pushim për Partizanin, të kuqtë synojnë blindimin e reparteve

10 ditë pushim për Partizanin. Pas përfundimit të aventurës Europiane që në raundin e parë, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i japin pak frymëmarrje skuadrës, duke i lejuar disa ditë pushim për të karikuar bateritë për sezonin e ri, që për të kuqtë nis në 19 gusht, me supersfidën ndaj Skënderbeut, që në javën e parë të kampionatit.
Lojtarët do të paraqiten në stërvitje në datën 30 korrik, ndërkohë që për drejtuesit puna vijon në kërkim të përforcimeve të nevojshme në merkato, për të vënë në dispozicion të trajnerit Skënder Gega një grup sa më cilësor, që të ketë mundësinë të realizojë objektivat madhorë të 15 herë kampionëve.
Partizani pritet të ketë përforcime pothuajse në të gjitha repartet në këtë etapë të dytë të merkatos, që do të jetë edhe më intensivja, ku të kuqtë do të kërkojnë të blindojnë disa role, ndërkohë që në paraqitjet e sezonit të kaluar, por edhe dy përballjet me Mariborin, në kampin e Partizanit është evidente mungesa e një qendërsulmuesi.
Malazezi Nikolic, i afruar para pak javësh, ende nuk ka mundur të lërë shenjë me paraqitjet e tij, ndërkohë që Edgar Çani mund të konsiderohet jashtë planeve për sezonin e ardhshëm, me situatën e tij që kërkon një zgjidhje, duke qenë se futbollisti ka edhe një vit kontratë, por është jashtë planeve sportive të trajnerit Gega.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...