Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

10 gola të pësuar, një mbrojtës “shkund” Interin: Dobët pa top, të përmirësohemi urgjentisht!

Interi u mposht 4-2 nga Villareali në miqësoren e luajtur në Pescara, ndeshje që ka sjellë kritika të shumta ndaj djemve të Simone Inzaghit. Vetëm një fitore në pesë takime miqësore dhe dhjetë gola të pësuar!

Stefan De Vrij e pranon se Interi nuk po paraqitet mirë dhe duhet të përmirësohet, pasi kampionati është afër. Mbrojtësi 30-vjeçar i bën thirrje shokëve të skuadrës të ndërrojnë marsh dhe të japin më shumë nga vetja.

Ka ende shumë për të bërë dhe shumë për të përmirësuar, sidomos në lojën pa top. Ne duhet të përmirësohemi dhe të vazhdojmë të punojmë, jemi të vetëdijshëm se kjo që po bëjmë nuk mjafton.

Ndaj Villarealit nuk shkoi ashtu siç donim. Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatet e arritura në miqësore dhe golat e shumtë që kemi pësuar. Duhet të përmirësohemi shpejt.

Tifozët? Ata na karikojnë, kanë qenë dhe janë gjithmonë të pranishëm kudo që shkojmë”, deklaroi mbrojtësi holandez. Zikaltrit luajnë takimin e parë të sezonit 2022/2023 në Serie A përballë Lecces në transfertë (13 gusht).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...