Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

10 lojtarët e mëdhenj që “varën këpucët në gozhdë” gjatë vitit 2023

Shumë emra të mëdhenj të futbollin u tërhoqën nga loja gjatë vitit 2023. Disa u larguan në heshtje, të tjerë thanë mjaft si idhuj. Ka ikona që kanë bërë historinë e këtij sporti.

Eden Hazard

Belgu largohet me etiketën “bidoni”, pas një përvojë të dështuar te Reali i Madridit, i cili e bleu në vitin 2019 nga Chelsea për 115 milionë eurove. Me të mbërritur në Spanjë, Hazard u konsiderua si një nga pesë lojtarët më të mirë në botë, falë mrekullive të tij te Lille dhe Chelsea, klube në të cilat kishte fituar gjashtë nominime për “Topin e Artë” dhe një “palmares” mjaft të mbushur me trofe (8).

Në Madrid, megjithatë, ai do të kalonte katër vite si fantazmë, gjithashtu falë një serie të gjatë lëndimesh (11). Në Spanjë ai fitoi dy kampionate, dy Superkupa kombëtare, një Kupë Mbreti, një Ligë të Kampionëve, një Superkupë Evropiane dhe një Kupë të Botës për Klube, por e bëri këtë si lojtar luksoz stoli, duke shënuar vetëm 76 paraqitje, shënuar 7 gola dhe dhënë 12 asiste. Ai e mbylli karrieërën në moshën 32-vjeçare, “sepse kishte ardhur koha për të shijuar disa birra”.

Gareth Bale

Jo një dështim si Hazard, por fund po aq i trishtuar në Madrid, para mbylljes së karrierës në Los Angeles në MLS. Ai i kushtoi kohë pasionit tjetër të tij të madh: golfit.

Mister-100 milionëshi, siç u riemërua me zbarkimin e tij në Spanjë më 2013, u largua në moshën 33-vjeçare, pas tetë sezonesh me “Los Blancos” të zbukuruar (ndër të tjera) nga 5 Champions League dhe 4 Kupa të Botës për Klube.

Goli i tij në “El Clasico”, kundër Barçës, është i paharrueshëm, si dhe ai në finalen e Champions League më 2014 kundër Atletico Madridit. Fatkeqësisht, tri vitet e fundit para fluturimit për në SHBA u reduktuan në një sprovë lëndimesh (12), rreth 60 ndeshje të humbura. Një përfundim i qetë në Los Angelos për një nga anësorët më të fortë të mijëvjeçarit të ri.

Cesc Fabregas

Një mesfushor i rafinuar, me asiste në gjak. Katalanasi u rrit në akademinë Blaugrana, përpara se të shpërthejë me fanellën e Arsenalit, ku mbërriti në moshën 16-vjeçare. Në Londër fitoi dy tituj para se të kthehej në “shtëpi” dhe të ngrinte gjashtë trofe, të cilëve iu shtoi edhe dy Kampionatet Evropiane dhe Botërorin e fituar me kombëtaren e tij. Më pas sërish Londra, skuadra e Chelsea, për të përfunduar me fanellat e Monaco dhe Como. Ai i “vari këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare për të filluar një kapitull të ri si trajner.

David Silva

Një tjetër “poet futbolli”, i mësuar të kënaqet falë teknikës dhe dhuntisë. Spanjolli tha mjaft në moshën 37-vjeçare, pas një dëmtimi në gju që pësoi në përgatitjet parasezonale me Real Sociedad, ku u transferua në vitin 2020, duke i dhënë fund një dekade triumfuese te Manchester City. Spanjolli bëri 125 paraqitje për kombëtaren, me 35 gola dhe të njëjtët tituj si Fabregas, ndërsa në Angli fitoi gjithçka në mënyrë të përsëritur: dy Premier League, dy “FA Cup”, tre “Community Shields” dhe pesë Kupa të Ligës në listën e tij personale të sukseseve. Shifrat e tij te Manchester City flasin vetë: 436 paraqitje, 77 gola dhe 140 asiste.

Mesut Ozil

Nga Spanja në Gjermani, por me një shifër teknike pothuajse identike. Pas Silvës, mjaft tha edhe Ozil, duke u tërhequr në moshën 34-vjeçare me fanellën e Basaksehir. I kritikuar shpesh në Madrid për mungesën e rregullsisë së tij, gjermani me origjinë turke ka lënë gjurmë në Bundesligë (me Ë///erder Bremen), në Angli (me Arsenal) dhe në Spanjë (me Real Madrid, duke fituar 12 trofe gjithsej nga klubet. Këmba e tij e majtë e shkëlqyer, aftësia për të depërtuar në hapësira dhe vizioni i shkëlqyer i lojës e kanë bërë një nga mesfushorët-sulmues më të vlerësuar të 20 viteve të fundit.

Zlatan Ibrahimovic

Suedezi që hyri në Olimpin e sulmuesve tha mjaft në moshën 41-vjeçare. Tashmë është gati ta ndihmojë Milanin e tij nga prapaskena. Lëndimet e kofshës dhe pulpës së këmbës midis marsit dhe prillit e bindën atë të largohej pas një karriere të bujshme mes Malmoe, Ajax, Juventus, Milan, Inter, Barcelona, PSG, Manchester United dhe Los Angelos. Për Ibrën, lista e tij e sukseseve është e qartë: 32 trofe në total, duke përfshirë 12 kampionate në katër vende të ndryshme (duke përjashtuar “scudetton” e revokuar me Juventusin). Për të, 580 gola në 998 ndeshje për klubet dhe kombëtaren me një mesatare prej mbi gjysmë goli për ndeshje. Shifra monstruoze.

Marek Hamsik

Beniamini në shpatet e Vezuvit për 12 vite, nga të cilat 6 si kapiten. Sllovaku u ndal në verë, pak para se të frynte 36 qirinj, pasi kishte veshur fanellën e Trabzonspor. Lidhja me Italinë është e pazgjidhshme për mesfushorin: nga skuadra e të rinjve të Brescia, ku u bashkua në vitin 2004, deri në lamtumirën nga Napoli 15 vite më vonë. Me fanellën blu luajti 520 ndeshje mbresëlënëse, duke zënë vendin e tretë në renditjen e golashënuesve kryesorë me 121 gola, pas Insigne (122) dhe Mertens (148). Tre tituj të fituar në Napoli (dy Kupa Italie dhe një Superkupë), dy në Turqi, përpara se të tërhiqej nga futbolli.

Giorgio Chiellini

Një tjetër mit axurr, por në këtë rast me ngjyra kombëtare. Giorgio Chiellini, i mbiquajtur “Mbreti Giorgio” nga tifozët e Juventusit, u tërhoq nga futbolli në moshën 39-vjeçare, pas një periudhe të shkurtër në Los Angeles. Para kësaj, ai kishte hyrë në historinë e Juventusit dhe futbollit italian si një nga mbrojtësit më të fortë të 30 viteve të fundit. Një nga lojtarët më të suksesshëm në historinë bardhezi me 20 tituj, përfshirë 9 kampionate radhazi. Me ekipin kombëtar u ngjit në krye të Evropës më 2020. Gjithashtu krenohet me një medalje olimpike bronzi të fituar në Athinë më 2004 dhe një Kampionat Evropian U-19 të fituar më 2003. Para se të thoshte mjaft, fitoi edhe dy trofe në SHBA.

Gianluigi Buffon

Portieri më i fortë në historinë e futbollit italian (dhe botëror), përkrah Dino Zoff. Buffon tha mjaft në moshën 45-vjeçare, pasi u kthye atje ku filloi gjithçka, në Parma. Midis Emilias, Torinos dhe Parisit, gjithsej 30 tituj, me rekorde të ndryshme të shpërndara aty-këtu: ai i triumfeve në Kupën e Italisë (6, si Mancini), në Superkupën e Italisë (7), dhe në kampionat (10). Ai dështoi të fitonte Champions League, trofe që e kishte ndjekur prej kohësh, por arriti të ngjitej në majën e botës në Berlin, në finalen e paharrueshme të vitit 2006 kundër Francës, e fituar me penallti.

 

 

Joaquin

Në mbyllje të listës është sulmuesi historik spanjoll. Joaquin tha mjaft në moshën 41-vjeçare, pasi vendosi rekordin për paraqitjet në La Liga (622 ndeshje). Me bardheblutë ai fitoi dy “Copa del Rey”, plus një tjetër me fanellën e Valencias. Për të edhe dy vite në Firence, mes 2013 dhe 2015, me gjithsej 7 gola dhe 13 asiste në 70 paraqitje. Një anësor me teknikë të rafinuar dhe personalitet të jashtëzakonshëm. Ai ishte një nga lojtarët e paktë që fitoi dashuri e miratim edhe nga tifozët rivalë.

Të tjerët

Mes lojtarëve që u “pensionuan” në vitin 2023 ka shumë që janë të lidhur në një farë mënyre me kampionatin italian. Lista e gjatë përfshin Blaise Matuidi, Fernando Llorente, Giuseppe Rossi, Diego Godin, Sime Vrsaljko, Emmanuel Adebayor, Filipe Luis, Kevin-Prince Boateng, Joao Miranda, Lucas Leiva, Bojan Krkic dhe Domenico Criscito.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...