Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

10 vite nga triumfi në Champions, ku janë sot heronjtë e Interit të Tripletës (Foto)

Sot 10 vite më parë Interi rikthehej të fitonte Ligën e Kampionëve pas një pritjeje prej 45 vitesh, teksa mbrëmjen e 22 majit të 2010-ës mposhti Bayernin e Mynihut 2-0 në finalen e “Santiago Bernabeut”, duke marrë trofeun e tretë sezonal, në po kaq të mundshme.

Të drejtuar nga Jose Mourinho, zikaltrit bënë një sezon thuajse të përkryer, ku vuajtën vetëm në fazën e grupeve, por më pas me një lojë racionale dhe efikase, ia dolën të shkojnë deri në finale e madje të ngrenë lart “kupën me veshë të mëdhenj”.

Kur kanë kaluar plot 10 vite nga ajo kohë, një pjesë e mirë e futbollistëve protagonistë të suksesit kanë “varur këpucët në gozhdë” tashmë dhe këtu bëjnë pjesë emra si Wesley Sneijder, Julio Cesar, Javier Zanetti, Walter Samuel, Lucio, Stankoviç, Thiago Motta, Diego Milito, Samuel Eto’o, etj.

Pjesë e skuadrës që fitoi Tripletën, kanë qenë edhe emra si Goran Pandez, që vijon akoma të luajë futboll dhe këtë sezon ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës me Genoan, por edhe Mario Balotelli, që atëherë shihej si një yll që do ndriçonte botën, por që pas 10 vitesh është bërë më shumë protagonist për bëmat jashtë fushe sesa në fushën e lojës.

Teknikisht aktiv është edhe Douglas Maicon, një nga protagonistët absolutë të atij suksesi, që ndonëse pa skuadër, nuk ka njoftuar akoma tërheqjen nga futbolli, ndërsa pa skuadër janë edhe Sulley Muntari e McDonald Mariga, të dy në dispozicion të Mourinhos mbrëmjen e Madridit.

Po çfarë bëjnë sot të gjithë heronjtë e Interit të Tripletës:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...