Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

100 fitore me fanellën zikaltër, Atalanta “përshëndet” Gjimshitin!

100 fitore së bashku. Atalanta ka nderuar me një postim në llogarinë e klubit në rrjetet sociale Berat Gjimshitin, mbrojtësin e kombëtares kuqezi për një arritje të veçantë, atë të fitores së 100-të me fanellën e bergamaskëve.

Shifër jubilare e arritur kjo nga Gjimshiti në takimin e kësaj mesjave në transfertën e Veronës.  Një postim i thjeshtë por domethënës që vlerëson edhe kontributin e jashtëzakonshëm që Gjimshiti po jep në Serinë A, me Atalantën ku është padyshim një ndër lojtarët më të rëndësishëm në historinë e suksesit të klubit bergamask.

Lexo edhe:

Gjimshiti ka hyrë në sezonin e tij të 6-të me Atalantën skuadër ku u transferua në sezonin 2016-2017, dhe është shndërruar në një lider të skuadrës që në këto vitet e fundit ka surprizuar në luftën për zonën e lartë të klasifikimit, duke arritur të presë edhe biletën direkte për në grupet e Championsit, duke u renditur ndër 4 skuadrat më të mira të një prej kampionateve më të fortë në botë.

Rritja e jashtëzakonshme e Gjimshitit është reflektuar padyshim edhe në kombëtaren shqiptare, ku edhe pse u la jashtë grupit përfundimtar që garoi në Francë 2016, 30-vjeçari që nga ajo kohë ja njohur vetëm rritje duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm në qendrën e mbrojtjes së kombëtares, që edhe falë kontributit të tij është shumë pranë sigurimit për herë të dytë në finalet e një kampionati europian, ku nëse shkon Shqipëria, do të jetë pa asnjë dyshim edhe Gjimshiti!

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...