Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

100 fitore me Kombëtaren, Messi vendos rekord në Argjentinë  

Lionel Messi po kalon një formë fantastike si me Paris Saint-Germain po ashtu edhe me kombëtaren argjentinase. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë në dy sfidat e fundit me Kombëtaren ka shënuar katër gola, ndërsa rekordet e tij sa vijnë e shtohen.

Me fitoren e fundit kundër Jamaica, Messi u bë lojtari i parë argjentinas që arrin 100 fitore me kombëtaren. 35-vjeçari e nisi nga stoli ndeshjen përball Jamica, e cila u fitua me rezultatin 3-0, megjithatë sapo ai u aktivizua në pjesën e dytë, u shfaq menjëherë vendimtar me dy realizime.

Fillimisht në minutën e 87 dhe përsëri me një goditje të lirë në të 89, Argjentinasi po kalon një formë mjaft të mirë pak para fillimit të botërorit katar 2022.

Në tre ndeshjet e fundit me Argjentinën, Messi në total ka shënuar nëntë gola dhe shtatë herë fituesi i topit të artë është më gati se kurrë për të bërë një arritje tjetër të madhe me kombëtaren pas fitores së kupës së Amerikës në finale me Brazilin.

Deri në fillimin e kupës së botës, Lionel Messi do të luaj edhe 11 sfida të tjera me klubin e tij Paris Saint German në Ligue 1 dhe Champions League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...