Real Madrid pritet që së shpejti të zyrtarizojë transferimin e parë për këtë merkato verore teksa Los Blancos kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Borussia Dortmund për Jude Bellingham. Talenti britanik do t’i kushtojë arkave të klubit madrilen më shumë se 100 milionë euro, saktësisht 103 milionë. Shifër e cila mund të rritet edhe më tej falë bonuseve të përfshira në kontratën e 19-vjeçarit.
Në lidhje me këtë shumë të shpenzuar foli edhe Toni Kroos. Mesfushori gjerman u shpreh se futbolli në ditët e sotme i njeh shifra të tilla, madje nuk ngurroi të “thumbonte” edhe ish-shokun e skuadrës, Eden Hazard. Për lojtarin belg, Kroos theksoi se pavarësisht se klubi shpenzoi 100 milionë euro për të, ai në Madrid dukej sikur ishte me pushime dhe jo për të luajtur futboll.
Lexo edhe:
- Lukaku refuzon 50 mln euro nga Arabia Saudite, preferon qëndrimin te Inter
- PSG fiksohet me lojtarin e Mallorca-s, parizienët ofrojnë 22 milionë euro
- E mbyll me Real Madrid, sulmuesi pëlqehet nga dy klube në Arabinë Saudite
- U-19/ Trajneri Bulku: Po përgatisim skuadrën për kualifikueset e Europianit, duam të fitojmë ndaj Kosovës
“Bellingham te Reali për më shumë se 100 milionë euro? Kishim edhe një futbollist tjetër këtu te Real me shifra të përafërta, por ai e vuri në pauzë karrierën e tij sapo mbërriti në Madrid. Nuk bënte agjë tjetër veçse pushonte. Të them të drejtën ishin shumë para për të dhe tashmë të gjithë thonë se nuk ishte një transferim i “goditur”, por le të qëndrojmë pozitivë sa i përket Bellingham.
