Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

100 pikët mbeten thjeshtë një ëndërr, PSG ngec sërish

Barazimi i dytë radhazi për Paris Saint Germain në Ligue 1, me kampionët e saposhpallur të Francës që humbasin përfundimisht mundësinë për ta mbyllur në kuotën e 100 pikëve kampionatin. Ashtu si një javë më parë ndaj Guingamp, skuadra e Unai Emery barazoi 2-2 në transfertën ndaj Amiens sfidë që hapi javën e 36-të të ligës së parë franceze, duke humbur shansin për të vendosur një rekord absolut që do të ishte një koutë me 3 shifra pas 38 javësh. Parisi mund ti arrinte 100 pikët vetëm nëse fitonte tre sfidat e fundit të kampionatit por gaboi që në ndalesën e parë. Kryeqytetasit nuk arritën të ruanin në dy raste epërsinë ndaj Amiens që i kishte siguruar edhe matematikisht mbijetesën. Edinson Cavani shfrytëzoi asistin e Javier Pastores duke zhbllokuar shifrat në minutën e 26-të, por kundërpërgjigjja e vendasve erdhi në fillimin e pjesës së dytë me golin e Konate.  Talenti Nkunku në të 64-ën kaloi sërish në avantazh PSG-në, por vendasit nuk u dorëzuan dhe në të 80-ën Konate realizoi golin e dytë personal duke i dhënë një pikë me vlera Amiens përballë skuadrës kampione të Francës në këtë sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...