Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

102 vite histori, Tirana feston sot datëlindjen

102 vite histori, shumë tituj dhe lavdi. Klubi i Futbollit Tirana feston ditën e themelimit, teksa pas Kongresit historik të Lushnjës në 1920, më 15 gusht u themelua Sport Klub Tirana. Në këtë datë historike për sportin shqiptar, u krijua klubi i parë i kryeqytetit të shpallur vetëm pak muaj më parë ishte vendosur që të ishte kryeqytet i Shqipërisë. Klubi bardheblu është më i suksesshmi sa i takon trofeve të fituar, plot 45 të tillë të nivelit elitar. Në vitin 1930, kryeqytetasit morën të parin titull, për të shkuar deri në sezonin e shkuar kur numëruan trofeun e 26-të kampion. Në palmaresin e tyre, janë dhe 16 Kupa Shqipërie dhe 3 Superkupa, duke e rreshtuar në vendin e parë si klubi më i trofeshëm në vend.

Bardheblutë kanë vendosur traditë në futbollin shqiptar, duke pasur përfaqësime dinjitoze dhe në arenën ndërkombëtare, ku janë përballur me emra të mëdhenj, e duke bërë paraqitje dinjitoze përballë ekipeve që në kohën e tyre konsideroheshin elitare. Po ashtu, familja bardheblu ka shërbyer për të furnizuar skuadrën kombëtare me element cilësor, që kanë spikatur me uniformën kuqezi.

26-herë kampionët festojnë ditëlindjen e tyre të 102 duke qenë kampion në fuqi dhe do të kërkojnë që së bashku me “Tirona Fanatics” të vijojnë me pretendimet maksimale edhe në edicionin e ri, për të pasuruar akoma dhe më shumë galerinë e tyre me trofe.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...