Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Panucci: Grup i fortë, por do të luftojmë deri në “vdekje” për vendin e parë

Skocia dhe Izraeli dy kundërshtarët e Shqipërisë në grupin 1 të Ligës C në Nations League ose Ligën e Kombeve kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA, janë rivalë shumë të fortë sipas trajnerit të kuqezinjëve Christian Panucci, por italiani i stolit të Shqipërisë është i bindur se skuadra që ai drejton i ka të gjitha mundësitë për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

“ Është një grup shumë i ekulibruar. Skocia dhe Izraeli janë skuadra shumë të mira por edhe Shqipëria është një ekip shumë i fortë. Është një grup me 3 skuadra që të jep më pak mundësi për të gabuar. Do të rivalizojmë fort për vendin e parë”.

Edhe pse do të preferonte një grup me 4 skuadra, Panucci beson te triumfi në grupin 1 të Ligës C.

“ Është e vërtetë që do të preferoja një grup me 4 skuadra por edhe 3 ekipe jam i kënaqur, ne do të luftojmë deri në vdekje për ta fituar grupin. Ne duhet të rrezikojmë duhet të tentojmë gjithçka për gjithçka dhe shpresoj t’ia arrimë qëllimit”.

Trajneri italian konfirmoi edhe faktin se deri në momentin që do të nisë Liga e Kombeve, Shqipëria përveç miqësores ndaj Norvegjisë do të zhvillojë edhe dy takime të tjera miqësore ndaj dy ekipeve që kanë siguruar kualifikimin në Botëror.

“ Kemi një miqësore ndaj Norvegjisë dhe do të luajmë edhe ndaj dy skuadrave që do të marrin pjesë në Botëror por nuk mund t’i bëj publik emrat e kundërshtarëve”.

Panucci është i përqëndruar vetëm te Nations League dhe nuk mendon ende për kualifikueset e Europianit”.

“ Për momentin vëmendja jonë është te Nations League më pas do të mendojmë për kualifikueset e Europianit, pasi kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkuar në Europian”.

Shqipëria në Grupin 1 në Ligën C, bashkë me Izraelin dhe Skocinë, buzëqesh Kosova

Liga e Kombeve, kulmon me duelet Gjermani-Francë, Itali-Portugali e Spanjë-Angli

Duka: Skocinë nuk e doja, objektiv mbetet Euro 2020

Vokrri: Azerbajxhani rivali ynë, trajneri i ri do të jetë i huaj

Mavraj e Hysaj e Sadiku optimistë: Mund ta fitojmë grupin

De Biasi: Short i vështirë, për president të FSHF, do votoja Dukën

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...