La Liga

11 dëmtime në dy vite, nga Spanja vendosin në dyshim forcën e Haaland

Erling Haaland është ëndrra e shumë klubeve për sezonin e ardhshëm e mes pretendentëve nuk mund të qëndronte jashtë Real Madrid, por edhe Barcelona pavarësisht të gjithë problematikave financiare që kanë katalanasit.

Por, nga Spanja vendosin në dyshim jo talentin e 21-vjeçarit, por muskujt e tij që në dy vite e gjysmë e kanë tradhëtuar në 11 raste. Dëmtimi më i fundit ishte në duelin ndaj Hoffenhaim më datë 22 janar. Ndërkohë, nga muaji tetor i vitit 2019, Haaland ka munguar në 25 ndeshje, ndërsa duke bërë një krahasim me Benzema, francezi gjatë kësaj periudhe ka munguar në vetëm 11 ndeshje.

Kështu, në Spanjë theksojnë se një numër kaq i lartë dëmtimesh muskulore dhe ndeshje të humbura nuk janë normale për një lojtar në moshën 21-vjeçare, por edhe për dikë që kushton një pasuri të tërë.

Gjithsesi, te Dortmund i besojnë talentit norvegjezit dhe nëse sulmuesi rigjen vazhdimësinë atëherë periudha e errët do të ishte veçse një ëndërr e keqe.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency