Bundesliga

11 gola në dy ndeshje, Nagelsmann i “pangopur”: Mund të shënonim më shumë

Dy ndeshjet e para sezonale dhe 11 gola të shënuar! Bayern Munchen e ka nisur “zjarr” sezonin e ri. Në fillim erdhi suksesi 3-5 përballë Leipzigut në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Ndërkohë, të premten në mbrëmje nisi sezoni 2022/2023 në Bundesliga me duelin Eintracht Frankfurt-Bayern, përballje që skuadra e Julian Nagelsmann e fitoi 1-6.

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë foli shkurtimisht për Kicker, duke deklaruar se djemtë e tij mund të shënonin më shumë gola, por ai është i kënaqur në kompleks.

Jam shumë i kënaqur me pjesën e parë. Luajtëm një ndeshje të mirë. Në pjesën e dytë ata e ulën ritmin, kështu që kishim mundësi të shënonim më shumë.

Por, në përgjithësi ishte një ndeshje e shkëlqyer. Nëse luajmë kështu do të jetë e vështirë që të tjerët të na përballojnë”, deklaroi Nagelsmann pas triumfit tenistik.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency