Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

11 trofe dhe 9 sezone me City-n, braziliani largohet nga Premier League

Fernandinho ka vendosur të largohet nga Manchester City me të mbaruar sezoni aktual. Mesfushori nuk ka pasur minutat e dëshiruara dhe kërkon që në të ardhmen të gjejë më shumë hapësira duke marrë në konsideratë se në moshën 36-vjeçare nuk i kanë mbetur edhe shumë vite karrierë. Braziliani së fundmi ka theksuar se do të rikthehet në vendlindjen e tij pas 20 viteve karrierë në Europë.

“Nuk do të rinovoj kontratën, dua të luaj më shumë dhe me siguri do të rikthehem në Brazil. Këtë vendim e kam marrë së bashku me familjen time dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, jam i sigurt se sezonin pasardhës do të luaj në vendlindjen time”, u shpreh Fernandinho.

Kujtojmë se etapa e parë e Fernandinho në Kontinentin e Vjetër ishte me Shakhtar Donetsk ndërsa është pjesë e City prej nëntë sezonesh duke fituar edhe 11 trofe në radhët e The Citizens. Vlen të theksohet fakti se trajneri Pep Guardiola dëshironte ta kishte ende pjesë të organikës mesfushorin edhe për sezonin e ardhshëm, megjithatë familja dhe vetë lojtari kanë vendosur ndryshe.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...