Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

11 vite më parë ishte tifoz, Terzic kërkon shpagim në Wembley

Kylian Mbappe kishte ëndërruar që të ngrinte lart trofeun e Champions League në sezonin e tij të fundit me Paris Saint-Germain, por realiteti u bë ndryshe. Disfata zhgënjyese 2-0 me rezultat të përgjithshëm nga Borussia Dortmund solli eliminimin në gjysmëfinale për parizienët.

Ekipi francez mundi Real Sociedad dhe Barcelonën në fazat e mëparshme të kompeticionit, por u ndal nga gjermanët e Dortmundit, që fituan 1-0 në secilin duel.

Që nga 2017, PSG ka fituar çdo trofe të mundshëm, gjashtë kampionate nga shtatë të mundshmet, tri Kupa France dhe trofeun e fundit të Ligës. Por nuk kanë arritur asnjë sukses në Champions League, teksa më pranë i shkuan në 2020 kur u mundën në finale nga Bayerni, por edhe rrugëtimi i këtij viti mund të konsiderohet si një shans i shpërdoruar.

Dëshpërimi për eliminimin nga Dortmundi, që mban vendin e 5-të në Bundesliga është i lartë për faktin e dominimit në të dyja takimet. 44 gjuajtje në dy ndeshje dhe 6 shtylla të goditura. Që kur Opta ka filluar të matë statistikat në Champions League, ky është numri më i lartë i gjuajtjeve të regjistruara nga një skuadër pa gjetur dot rrugën e rrjetës.

Lojtarët parizienë me në krye Kylian Mbappe mund dhe duhet të kishin marrë përsipër më tepër për të udhëhequr ekipin drejt finales. 24 vjeç e 157 ditë, PSG hodhi në fushë formacionin më të ri në një gjysmëfinale Championsi që prej 2009 kur Arsenali priti në Emirates skuadrën e Manchester United. Është e qartë që parizienët po punojnë për të ndërtuar një ekip për të ardhmen, por në këto nivele  mungesa e eksperiencës është mjaft penalizuese.

Lexo edhe: 

Pavarësisht gjithçkaje, ishte një provë karakteri nga Borussia Dortmundi. Shembuj të forcës dhe rezistencës në dy ndeshje, me grintë dhe shpirtin gjerman, ku neutralizuan një ekip me “yje” dhe të ndërtuar me shumë  miliona. Meritë të jashtëzakonshme ka edhe trajneri Edin Terzic. Herën e fundit që verdhezinjtë siguronin një finale në Ligën e Kampionëve, gjermani ishte në shkallët e stadiumit duke e ndjekur skuadrën si tifoz, por tanimë do të ketë mundësinë të luftojë për trofeun madhor të Champions League më 1 qershor.

41-vjecari arriti t’i marrë maksimumin një ekipi me lojtarë ‘’të harruar’’ si Mats Hummels, Marcel Sabitzer apo dhe Jadon Sancho, që u largua si i padëshiruar nga Manchester United. Në finale, Dortmundi do të prekë sërish në tempullin anglez të futbollit, Wembley-n, kësaj here për të shuar makthet e mbrëmjes së 25 majit të 2013, kur Arjen Robben ngriu zemrat verdhezi me një gol që i rrëmbeu trofeun me veshë të gjata në në minutat e fundit.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...