Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ecuria e Juves dhe Milanit në Europë mban peng derbin e Madoninnës

Në pritje të një vendimi zyrtar të Ligës së Serisë A për ndeshjet e shtyra të javës së 27-të për shkak të ndarjes nga jeta të mbrojtësit Davide Astori, jepen alternativat më të mundshme për rikuperimin e tyre. Problemi më i madh është për derbin e Madoninnës, Milan-Inter.
Siç shpjegon presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Italian, Giovani Malago, janë disa rrugë që mund të ndiqen. Finalja e Kupës së Italisë ndoshta do të luhet më datë 25 Maj, pas përfundimit të kampionatit, por kjo nuk mund të ndodhë nëse Juventusi avancon në Champions dhe arrin finalen.

Një tjetër datë është 9 Maji, por në këtë rast bëhet pengesë kualifikimi i mundshëm i Milanit në finale të Europa Leagues.

Gjatë prillimit dhe majit nuk ka asnjë datë tjetër të lirë, ndaj Liga e Serisë A në rast të kualifikimit të Juves dhe Milanit respektivisht në finale të Championsit dhe Europa League-s do t’i kërkojë FIFA-s të bëjë një përjashtim që derbi i Madonninës të luhet pas datës limit 20 maj, pra, kur Seria A t’i ketë mbyllur të gjitha ndeshjet e tjera.

Ndërkohë situatë më komode duket për ndeshjet, Genoa – Cagliariri, Chievo-Sassusolo, Udinese-Fiorentina dhe Benevento-Verona, të cilat mund të rikuperohen më datë 14 Mars, por jo në orar mbrëmjeje, ndërsa Torino -Crotone mund të luhet në 13 Mars. Problem mbetet dhe Atalanta-Sampdoria, sepse bergamskët kanë një ndeshje për të rikuperuar, atë ndaj Juventusit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...