Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

12 javë radhazi pa humbje në kampionat, Lens “korr” sukses ndaj Rennes dhe kryeson Ligue 1

Super statistika për Lens, që për plot 12 ndeshje radhazi në Ligue 1 nuk njeh humbje.

Skuadra e trajnerit Haise ka marrë tre pikë në “Stade Bollaert-Delelis”, ndërsa fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Rennes.

Ky takim u dominua i gjithi nga vendasit, por u desh minuta e 66’ që të zhbllokohej rezultati, me Fofana që gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Gradit.

Ndërsa vetëm katër minuta më pas ishte Openda ai i cili do të shënonte për Lens dhe do i dhuronte golin e dytë ekipit të tij.

Rennes tentoi të kundërpërgjigjej, ndërsa realizoi në minutën e 90+1’ me Laborde, megjithatë sfida u mbyll me rezultatin 2-1.

Ky bëhet takimi i pestë radhazi që Rennes nuk fiton ndaj Lens.

Vlen të theksohet se pas katër javësh në Ligue 1, Lens ka grumbulluar plot 10 pikë dhe aktualisht kryeson kampionatin me një pikë më shumë se PSG-ja e vendit të dytë, por duhet theksuar se kampionët në fuqi të Francës kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

Ndërsa Rennes nga ana e tyre renditen në vend të 12-të me vetëm 4 pikë të grumbulluara, por edhe këtu duhet theksuar se një pjesë e mirë e skuadrave që ndodhen më poshtë në renditje ende nuk e kanë mbyllur raundin e katërt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...