Merkato është drejt fundit, ndërkohë që Chelsea nuk dorëzohet në lidhje me Enzo Fernandez, lojtarin e ri më të mirë të Botërorit Katar 2022.
22-vjeçari ndodhet nën kontratë me Benfikën. Fernandez shkëlqeu dhe u shpall kampion bote me Argjentinën në Botërorin e fundit.
Chelsea po tenton prej kohësh ta transferojë në “Stamford Bridge”, por drejtuesit e “Shqiponjave të Lisbonës” kanë rezistuar deri tani.
Klubi londinez është gati të ofrojë 120 milionë euro, aq sa është klauzola e mesfushorit, shumë që pritet të paguhet me pesë këste.
Tani pritet përgjigja e presidentit Rui Costa. Drejtues të dy klubeve do të takohen ditën e sotme në Lisbonë për mbylljen e këtij operacioni.
