Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

120 mln € për pasuesin e Kroos, Perez përgatit goditjen e madhe

Edhe pse Carlo Ancelotti ka në përbërje të skuadrës shumë mesfushorë me kualitet, presidenti Florentino Perez po punon për t’i dhuruar teknikut italian një emër cilësor si zëvendësues të Toni Kroos.

I preferuari i kreut të Realit të Madridit është Bruno Guimaraes. Braziliani që është pjesë e Newcastle në Premier League dhe kombëtares Seleçao.

Marca raporton se “Los Blancos” kanë nisur nga puna për blerjen e Guimaraes, për kartonin e të cilit bardhezinjtë anglezë kërkojnë 120 mln euro.

Lexo edhe: 

Shuma e pretenduar nuk është i vetmi problem, pasi futbollistin e fortë latin e do edhe Pep Guardiola te Manchester City i tij.

Gjithsesi, Perez ka treguar se nuk dështon lehtë kur fiksohet të blejë një futbollist. Dhe do të bëjë të pamundurën për ta transferuar në kryeqytetin spanjoll.

42 mln euro pagoi Newcastle në arkat e Lyonit gjatë janarit të vitit 2022. Ndërkohë që kërkon gati trefishin e shumës së investuar për ta lënë të lirë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...