Edhe Bojan Zogovic e mbyll me Vllazninë. Portieri nga Mali i Zi, u bë pjesë e kuqebluve në gushtin e vitit 2020.
125 ndeshje regjistroi 34-vjeçari me skuadrën shkodrane, ndërkohë që fitoi dy herë Kupën e Shqipërisë.
“Pas tre vitesh, i vjen fundi bashkëpunimit me portierin Bojan Zogoviç. Nga dita e sotme ai nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë.
Lexo edhe:
- Kërkohej nga Milan e PSG, sulmuesi i Chelsea-t nis bisedimet me Al-Nassr
- Walker mendon largimin nga City, Bayern e pret krahëhapur
- Dzeko preferon Fenerbahce para Interit, shpejt takohet me drejtuesit e klubit turk
- Alvaro Morata drejt Arabisë, spanjolli “tundohet” nga superoferta
Klubi e falënderon publikisht për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu, shoqëruar edhe me fitimin e dy trofeve të Kupës së Shqipërisë.
Faleminderit Bojan dhe suksese në karrierën tende të mëtejshme!”, shkruan klubi i Superiores në faqen zyrtare.
Zogovic është largimi i dhjetë nga Vllaznia. Që më parë është ndarë me Krujën, Shehin, Bulatovic, Hoxhajn, Kainën, Gurishtën, Latifin, Aralicën dhe Herald Markun.
