Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

13 pikë larg kreut, Shkëndija ndahet me trajnerin boshnjak

Shkëndija barazoi pa gola ndaj Borecit të vendit të parafundit, dhe tani ndan vendin e dytë me Akademija Pandev. Shkupi kryesues është 13 pikë larg, duke shuar shpresat e kuqezinjve nga Tetova për të mbrojtur titullin kampion.

Barazimi i ditës së diel ka qëlluar fatal për trajnerin Bruno Akrapovic. 54-vjeçari boshnjak nuk është më trajneri i skuadrës shqiptare që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Akrapovic mori drejtimin e Shkëndijës 2 gushtin e vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ernest Gjokën. Aventura e tij e dytë në stolin e kampionëve në fuqi zgjati vetëm 24 ndeshje.

Në postimin zyrtar klubi nga Tetova thekson se palët ranë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit, teksa uruan trajnerin për kontributin e dhënë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...