Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Drita i reziston Prishtinës, shpallet kampione e Vala Superligës

Drita është kampionia e re e Vala Superligës së Kosovës. Skuadra gjilanase barazoi 0-0 në Pejë ndaj Prishtinës, duke ruajtur përfundimisht avantazhin prej tri pikësh në renditje ndaj ekipit kryeqytetas. Një titull i merituar ky për Dritën, që siguron trofeun e dytë në histori.

Rreth 4 mijë tifozë, kryesisht të Prishtinës ishin të pranishëm në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, ku festa në fund ishte e gjitha për skuadrën e Bekim Isufit dhe për rreth 100 “ushtarakët intelektualë”, që kishim mundur të siguronin në një biletë në sektorin e rezervuar për mbështetësit miq.

Një ndeshje me emocione dhe me raste në të dyja portat, por që pa dyshim u kushtëzua nga ndëshkimi direkt me karton të kuq i Debatik Currit për një ndërhyrje të ashpër ndaj Xhevdet Shabanit. Ky vendim i kryesorit Fatmir Hoxha u pasua nga protesta e ashpër e futbollistëve të Prishtinës, por që nuk u mor parasysh nga arbitri. Prishtina luajti nga minuta e 32-të me një lojtar më pak, dhe sikur trë mos mjaftonte ky fakt, në minutën e 3-të shtesë u ndëshkua me karton të kuq edhe Armend Dallku për sjellje antisportive ndaj kundërshtarit. Një finale e hidhur për trajnerin Mirel Josën, që nuk mundi ta udhëhiqte drejt triumfit final ekipin e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...