Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Entuziazëm te Gjermania për rikthimin e Manuel Neuer

Nëse forma e tij është e mirë, për të nuk ka rivalë. Kështu mendojnë lojtarët e përfaqësueses gjermane të futbollit për Manuel Neuer. “Gardiani” i Gjermanisë i vetëm ka fituar më shumë ndeshje të  Bundesligës sesa Hoffenheimi dhe Augsburgu bashkë.

Në Champions League asnjë portier tjetër gjerman nuk e ka ruajtur portën të paprekur më shumë se ai, ndërkohë që në 346 ndeshje të kampionatit ka pësuar vetëm 261 gola. Edhe një herë tjetër janë statistikat ato që flasin në favor të 32-vjeçarit, që nga marsi i 2017-ës pati një stopim të detyruar, duke luajtur në vetëm në 7 ndeshje. Tashmë objektivi i portierit nga “Gelsenkirchen” është misioni i vështirë i rikthimit në formacionin titullar, për të ngritur lart trofeun e Kupës së Botës.

Neuer kërkon të luajë 7 ndeshje vendimtare në 28 ditë, edhe pse për të nuk ka qenë një vit i thjeshtë për shkak të dëmtimeve. Periudha e riaftësimit ka qenë e gjatë, madje Manuel Neuer është i vetëdijshëm kur deklaron se nuk mund të lejojë më që të dëmtohet, pasi kjo do të vinte seriozisht në rrezik karrierën e tij. Gjithsesi, lajmi i mirë erdhi pikërisht nga testi që Gjermane zhvilloi me U-20. Neuer zbriti në fushë për herë të parë që nga 16 shtatori.

Pas plot 8 muajsh tekniku Löw vendosi ta aktivizonte në pjesën e dytë dhe kjo rezultoi një sprovë e kaluar me sukses. Edhe pse për vetëm 30 minuta Neuer ishte në gjendje të mirë fizike. Rikthimi i portierit u prit me entuziazëm dhe si një ogur i mirë. “Ter Stegen është një portier shumë i zoti, por Manuel mbetet Manuel,” – pat deklaruar pak ditë më parë Boateng, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës mendon se kapiteni i tyre nuk ka rivalë.

Tashmë Neuer ka edhe dy ndeshje të tjera miqësore për ta bindur në mënyrë përfundimtare trajnerin Low se ai mund t’ia dalë të luajë 7 ndeshjet e kompeticionit madhor. Edhe pse parashikohet si një mision i vështirë, janë statistikat, vitet, eksperienca dhe rekordet që tregojnë se Manuel do t’ia dalë të jetë në skenën prestigjioze të Botërorit, për të dhuruar një performancë të niveleve të larta, ashtu siç di vetëm ai.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...