Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

14 dëmtime te Reali, Hazard: Dhimbjet mbaruan, koha të bëj diferencën

Eden Hazard është gati të nisë sezonin e katërt me Realin e Madridit. Belgu nuk ka treguar asgjë nga potenciali i tij deri tani te “Los Blancos”, të cilët paguan 100 milionë euro për ta marrë nga Chelsea në verën e vitit 2019.

Shumë dëmtime dhe aspak fat në aventurën spanjolle për 31-vjeçarin. Plot 14 dëmtime te Reali janë shumë për çdo futbollist. Klubi dhe Ancelotti besojnë akoma se Hazard do të kthehet në formën e ditëve më të mirë.

Optimist dhe gati për revansh është edhe fantazisti belg, i cili ndihet mirë fizikisht, i karikuar në maksimum dhe është gati të zhvillojë një fazë përgatitore sa më efikase për të provuar shanset e tij në sezonin e ardhshëm.

Nuk ndjej më dhimbje. Sapo përfundova pushimet verore, këtë vit dua të bëj diferencën. Jam shumë i lumtur për sezonin e fundit të Realit, por do kisha dashur të jepja edhe unë kontributin tim”, deklaroi shkurtimisht Hazard për Marca.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...