14 gola në 10 ndeshjet e fundit të Abissnet Superiore, kanë ulur ndjeshëm ritmin e golave, ashtu si në fillimin e sezonit. Në dy javët e fundit janë regjistruar plot pesë barazime, tre prej të cilave pa gola. Ne javën e 25-të, të fundit, u shënuan shtatë gola, ndërsa një javë më parë, u realizuan vetëm katër gola, duke ulur ritmin e realizimit dhe në dy javët e fundit kampionatit ka një mesatare shënime 1.4 gola për ndeshje.
Kampionati është futur në një fazë tepër interesante dhe kjo rënie ka dhe një shpjegim, pasi tani më, skuadrat i kanë të qarta objektivat e tyre dhe me interesant është se ka pasur pak ndryshim rezultati nga pjesa e parë, me përjashtim të takimeve VIlaznia-Tirana dhe Partizani-Egnatia.
Sa i përket gjashtë golashënuesve të parë të kampionatit, vetëm Stenio Junior, dy gola ndaj Egnatias dhe Saliou Guindo një gol ndaj Kastriotit, kanë arritur të shënojnë, duke treguar mësë miri dhe numrin e ulët të golave në dy javët e fundit.
Sa i përket skuadrave, vetëm Skënderbeu nuk ka shënuar asnjë gol në dy raundet e fundit, ndërsa skuadra që ka pësuar më shumë është Egnatia që ka pësuar tre gola në dy takime.
