Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

15 vite më parë Sergio Ramos u prezantua te Reali, pjesa tjetër histori legjendare

Dita e sotme (8 shtator) shënon 15-vjetorin e prezantimit të Sergio Ramosit si lojtar i Real Madridit. I rrethuar nga Florentino Pérez dhe Alfredo Di Stéfano, mbrojtësi i lindur në Andaluzi pozoi për herë të parë me fanellën e bardhë me numrin 4 në shpinë, i njëjti numër të cilin vazhdon ta mbajë edhe sot si kapiten i ekipit madrilen.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Ramos ka fituar 5 tituj të La Ligas, 4 Champions, 4 Botërorë Klubesh, 3 Superkupa Europiane, 2 Kupa të Mbretit dhe 4 Superkupa të Spanjës. Ai ka luajtur 650 ndeshje zyrtare me Real Madridin, për të qenë lojtari i katërt me më shumë ndeshje në historinë e klubit, vetëm pas Raúl (741), Casillas (725) dhe Sanchís (710).

Përveç kësaj, ai ka shënuar 97 gola dhe palmaresi i tij është kompletuar me Kupën e Botës dhe dy Europiane të fituar me Spanjën. Ai është futbollisti me më shumë ndeshje me përfaqësuesen iberike, plot 172.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...