Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

150 mln €, Reali siguron “yllin” gjerman për verën e ardhshme

Kylian Mbappe këtë verë dhe Florian Wirtz verën e ardhshme. Shtypi sportiv spanjoll dhe gjerman raportojnë se Reali i Madridit ka arritur na parim marrëveshjen me Bayer Leverkusenin për të transferuar 21-vjeçarin në kryeqytet në 2025.

Rreth 150 mln euro pritet të paguajnë “Los Blancos” në arkat e “Aspirinave”. Që edicionin e fundit siguruan fitimin e titullit kampion të parë në histori – pa pësuar asnjë humbje – gjithashtu edhe të Kupës së Gjermanisë.

Lexo edhe:

Futbollisti i talentuar pëlqehet shumë edhe nga Barcelona, por problemet financiare kushtëzojnë katalanasit. Ndërkohë, milionat nuk janë problem për Realin dhe presidenti Florentino Perez nuk ka humbur kohë për të përforcuar skuadrën për verën e ardhshme.

Wirtz e mbylli sezonin e fundit me skuadrën e Xabi Alonsos me 18 gola dhe 20 asistime për shokët e skuadrës. Ai është gjithashtu është pjesë e listës së kombëtares gjermane në Euro 2024. Dhe një ndër më të rëndësishmit tek ekipi i Nagelsmann, pavarësisht moshës së re.

Mesfushori i avancuar do të luajë edhe sezonin e ardhshëm me Leverkusenin. Për të nisur më pas një aventurë të paharrueshme te rekordmenët e futbollit spanjoll dhe atij europian.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...