Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

S’ka pushim për Kastriotin, Nica zhvillon një minifazë përgatitore

 

Ndërprerja e kampionatit për shkak të impenjimeve të skuadrës tonë kombëtare ka bërë që shumica e ekipeve të Kategorisë Superiore të kryejnë nga 2 deri në 3 ditë pushim, por kjo nuk ka ndodhur te Kastrioti. Trajneri Stavri Nica i ka rikthyer në stërvitje të tijtë që ditën e martë dhe ka nisur një program përgatitjesh të përqendruar tek ana fizike. Për ta thënë më thjesht, Kastrioti po kryen një minifazë përgatitore.

Seanca e paradites është e fokusuar te vrapimet, kryesisht në terren malor, për t’u dhënë ngarkesën e nevojshme muskujve, ndërsa pasdite i gjithë grupi ka punuar në terrenin e stadiumit të Krujës me ushtrime të ndryshme të karakterit teknik.

Stërvitja me dy seanca do të vijojë deri ditën e shtunë, ndërsa nga java e ardhshme skuadra do të hyjë në rrjedhën normale të kampionatit. Krutanët arritën një fitore mjaft të rëndësishme kundër Kamzës dhe do të kërkojnë të vijojnë në këtë mënyrë edhe në sfidën e radhës përballë Laçit.

Sa i përket rindërtimit të stadiumit të Krujës, drejtuesit shpresojnë që në ditët e para të dhjetorit të nisin punimet, teksa Kastroti gjatë gjithë sezonit do të zhvillojë takimet e shtëpisë në fushën sportive “Redi Maloku” të Fushë Krujës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...