Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

16 javë në zonën e ftohtë, Kastrioti ka shansin e madh ndaj Egnatias

Pas 13 javësh, Kastrioti ia doli që të lërë vendin e fundit të renditjes, teksa nga java e tetë kishte mbyllur tabelën. Gjërat kanë ndryshuar pozitivisht për krutanët, të cilët ia kanë dalë që të rikuperojnë diferencën me skuadrat e tjera dhe pas takimit me Tiranën lanë vendin e fundit. Tashmë synimi i ekipit të Emiljano Çelës është që, duke nisur nga kjo javë, të arrijë të dalë nga zona e rënies nga kategoria, teksa përballë do të ketë Egnatian, një rival të drejtpërdrejtë për mbijetesën. Kastrioti ka arritur të marrë 3 fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshjet e fundit, duke treguar një fytyrë tjetër, çka u dëshmua dhe në triumfin me kryesuesit e kampionatit, Tiranën, të cilën e mundën 2-1.

Një sukses me rrogozhinasit do të bënte që Kastrioti të arrinte që pas 14 javësh të linte zonën e rënies, ku ndodhen prej 16 javësh, ose e thënë ndryshe që nga java e 6-të. Deri në fund të edicionit, kanë mbetur dhe shumë ndeshje, megjithatë, nëse krutanët do të rujanë të njëjtin rendiment, atëherë premisat do të jenë maksimale që ata të qëndrojnë minimalisht dhe një sezon tjetër në elitën e futbollit shqiptar. Lufta për mbijetesë aktualisht është tepër e fortë, teksa nga Egnatia e vendit të shtatë deri tek Skënderbeu i vendit të fundit diferenca është vetëm 3 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...