Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

170 milionë stërlina nuk mjaftuan, Conte: Duhen blerje të tjera për të pretenduar

Antonio Conte ka paralajmëruar drejtuesit e  Tottenhamit se ka nevojë për më shumë blerje nëse duan të konkurrojnë në nivelin më të lartë. Ky qëndrim i trajnerit italian vjen pas barazimit 0-0 përballë Eintrachtit të Frnakfurtit, në Champions.

Skuadra e Contes ka fituar vetëm një nga tri ndeshjet e zhvilluara në Champions, duke u renditur e dyta me dy pikë më pak se Sportingu i Lisbonës.

“Klubi e di shumë mirë se ne kemi nevojë për kohë dhe durim, që të përpiqemi të ecim hap pas hapi. fola për merkaton e futbollistëve dhe thashë se na duheshin më shumë blerje për të arritur një nivel të mirë. Ne e dimë këtë. Në të njëjtën kohë ne duam të jemi konkurrues, të përpiqemi të bëjmë gjithçka. Ne nuk ishim në gjendje sezonin e kaluar të përballonim dy gara”, – tha Conte.

Tottenhami afroi shtatë lojtarë gjatë verës, duke përfshirë emra të rëndësishëm si Richarlison dhe Yves Bissouma, me një kosto totale prej 170 milionë stërlinash, por italiani tha muajin e kaluar se ekipi i tij duhet të përforcohet në tri dritare transferimi për të qenë pretendent për titull.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...