Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tronditet Kosova, pas Berishës humbet edhe Kryeziun!

Goditje e rëndë për përfaqësuesen e Kosovës dhe klubin e Zurich. Hekuran Kryeziu ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran ndaj Luganos së Sadikut. Përcaktimi i shkallë së dëmtimit nga analizat e kryera ka evidentuar se mesfushori kosovar ka këputur ligamentin e kryqëzuar. Futbollisti shqiptar u dëmtua në minutat e para të takimit mes Zurich dhe Luganos. Periudha mesatare e riaftësimit për këtë dëmtim është 6 deri në 7 muaj, ndërsa disa raste më të rralla, riaftësimi mund të dojë më shumë se një vit kohë. Mungesa e Kryeziut do të ndihet shumë te skuadra e Zurich dhe te përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët do të duhet të zhvillojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të “Euro 2020” pa mesfushorin. Sikur të mos mjaftonte fakti që Kosova nuk do të ketë në dispozicion Valon Berishën në ndeshjet e muajit qershor tashmë vjen dhe ky dëmtim i papritur i Kryeziut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...