Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

18 muaj pas shkarkimit, Benitez rikthehet në stol dhe emërohet te skuadra e LaLiga-s

Rafael Benitez u shkarkua para 18 muajsh nga Everton për shkak të rezultateve të dobta, megjithatë tashmë spanjolli është sërish i gatshëm të rikthehet në detyrë. Tekniku 63-vjeçar ka gjetur akordin me klubin e Celta Vigo-s në LaLiga, dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti për të nisur më pas punën në fazën përgatitore teksa zëvendëson në këtë detyrë Carlos Carvalhal.

Klubi spanjoll bëri të ditur se kanë gjetur një akord paraprak me spanjollin teksa Benitez është një nga trajnerët me më shumë eksperiencë në qarkullim dhe për Celta Vigo-n konsiderohet si një “goditje” e madhe. Kujtojmë se në CV-në e Benitez janë tituj si Champions League, 2 LaLiga, Europa League, Kupa UEFA, Kupa e Botës për Klube, FA Cup apo edhe Kupa e Italisë.

Lexo edhe:

Për Benitez nuk do të jetë hera e parë që merr përispër të drejtojë një klub në nivelin më të lartë në Spanjë, teksa në të kaluarën ka drejtuar Valladolid, Osasuna, Tenerife, Valencian dhe Real Madrid. Sezonin e kaluar, Celta Vigo e mbylli kampionatin në vendin e 13-të, por ishte e rrezikuar për të rënë një kategori më poshtë deri në javën e fundit, ndërsa me Benitez, drejtuesit kërkojnë ta rikthejnë skuadrën të paktën në 10-tëshen e parë të klasifikimit, edhe pse objektivi do të jetë pjesëmarrja në Europë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...