Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

18 vite pritje, Burnley feston në fushën e Cardiff City-t

Burnley siguroi fitoren e parë në Uells pas plot 18 vjetësh ndaj Cardiff City-t, duke zhytur akoma më thellë në krizë ekipin e veteranit Neil Warnock. Në “Cardiff City Stadium”, përpara 30.000 spektatorëve “bluebirds” dominuan për pjesën më të madhe të ndeshjes, megjithatë në fund ishte klubi nga Lancashire që ia doli mbanë për të fituar gjithë takimin me rezultatin 2-1, duke regjistruar njëkohësisht edhe suksesin e parë në Uells ndaj “bluve”, që nga viti i largët 2000, kur për hir të së vërtetës këto dy ekipe luanin në League One, pra dy kategori më poshtë.

Skuadra e 69-vjeçarit nga Sheffield-i provoi me të gjitha mënyrat për të shënuar që në pjesën e parë, gjithsesi mundësinë më të mirë për vendasit e pati mesfushori Josh Murphy pas çerek ore lojë, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllën e majtë të Burnley-t. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, sidoqoftë në 45′ e dytë u shënuan plot tre gola, duke filluar që në 51′ kur ekipi i Sean Dyche realizoi sipas mënyrës karakteristike të miqve.

Një krosim shumë i vështirë dhe pa shumë pretendime nga e majta nga Ashley Wetswood, në shtyllën e dytë, u devijua saktë me kokë nga islandezi Johann Gudmundsson, që ndoshta në mënyrë të parregullt kaloi në epërsi “clarets”. Kundërpërgjigjja e Cardiff City-t nuk vonoi dhe pas një ore lojë Josh Murphy barazoi shifrat, duke shënuar golin e tij të parë në Premiership, me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës, pas një aksioni vërtet shumë të mirë të vendasve.

Në 70′ Josh Murphy mendoi se gjeti gjithashtu edhe golin e avantazhit, por Joe Hart i mohoi gëzimin me një pritje brilante, sidoqoftë ish-portieri i përfaqësueses angleze rezultoi përcaktues në fatin e këtij takimi, pasi në aksionin pasardhës, në krahun tjetër të fushës, sulmuesi Sam Vokes, si për ironi një uellsian, shënoi me kokë pas krosimit të Gudmundsson-it nga krahu i majtë, duke i dhënë ekipit të Sean Dyche suksesin e parë larg stadiumit “Turf Moor” në këtë edicion të Premier League-s dhe njëherësh edhe një fitore që mungonte prej plot 13 ndeshjesh, në historinë e përballjeve ndërmjet tyre.

Kështu pas disfatës 2-1 skuadra uellsiane mbeti sërish pa fitore, duke vijuar në pozicionin e parafundit me vetëm 2 pikë, pas shtatë ndeshjeve të para, po aq sa edhe dy ekipet e tjerë Newcastle United dhe Huddersfield Town, ndërsa klubi nga Lancashire, falë fitores së dytë radhazi në kampionat, u ngjit drejt e në vendin e 12-të, në kuotën e 7 pikëve.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...