Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

180 mln € për yllin e Napolit, çmendet klubi i njohur

Khvicha Kvaratskhelia i ka bërë të gjithë për vete falë talentit që zotëron. Napoli investoi rreth 12 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit gjeorgjian, i cili shumë shpejt është kthyer në një fenomen në Serie A.

Sulmuesi i majtë numëron 11 gola dhe po kaq asiste në kampionatin italian, duke ia lehtësuar skuadrës së Spallettit marshimin drejt titullit kampion. Kvara po bën mirë edhe në Champions League me dy gola dhe katër asiste.

Napoli do të sfidojë Milanin në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm për klube. Tifozët italiane shpresojnë ta shohin edhe për shumë vite në “Diego Maradona”, por vështirë të ndodhë një gjë e tillë.

LEXO EDHE:

Ylli gjeorgjian ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha europiane, sidomos të PSG-së. Shtypi francez shkruan se drejtuesit e kampionëve të Francës po përgatitin një ofertë prej 180 milionë eurosh.

Një shumë e tillë është e vështirë të refuzohet nga presidenti De Laurentiis, pavarësisht dëshirës së madhe për ta mbajtur në skuadër Kvarën.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...