Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Anglia u falet penalltive, renditet e treta në Ligën e Kombeve!

Atë që se bëri dot në Botërorin Rusi 2018, ku u rendit e 4-ta, Anglia e bën në Nations League. Tre Luanët të drejtuar nga Gareth Southgate u renditën në vendin e 3-të të edicionit të parë të Nations League pasi mposhtën Zvicrën në finalen e vogël me rezultatin 6-5 pas goditjes së penalltive. Në Guimaraes u zhvillua një sfidë shumë e luftuar me Anglinë që ishte dominuese madje në harkun e 120 minutave goditi 4-herë shtyllën ndërsa iu anulua edhe një gol për një faull brenda zone pas ndërhyrjes së VAR, megjithatë edhe pse shpërdoroi shumë dhe nuk kishte fatin me vete, Anglia arriti të triumfonte pas goditjes së penalltive. Pritja e Pickford ndaj Drmic në goditjen e 6-të rezultoi deçizive për fatet e takimit sepse deri në ato momente të dyja skuadrat i kishin shënuar të gjitha penalltitë. Në fund festa mëse e merituar ishte për anglezët që iu gëzuan venit të tretë në Nations League pas eliminimit që pësuan nga Holanda në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Futboll

Finalja e Superkupës së Turqisë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Fenerbahce në fakt vendosi të largohej nga fusha në minutën e...

Itali

Nedim Bajrami është rikthyer protagonist me Sassuolon në Serie A. Mesfushori i kombëtares gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Salernitanës në transfertë. Bajrami...

La Liga

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland mund të kishin qenë shokë skuadre te Barcelona. E zbulon këtë ish-anëtari i bordit të katalanasve, Javier Bordas. Ky...

Legjionarët

Armando Broja u rikthye të merrte minuta me Fulhamin, që u mposht 0-1 nga Newcastle. Trajneri Marco Silva e aktivizoi sulmuesin e kombëtares shqiptare...