Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

19 pikë në shtatë ndeshje, zbuloni skuadrën më në formë të Premier League

Bournemouth është skuadra më në formë e Premier League, të paktën në këto javë të fundit në elitën e futbollit anglez. “The Cherries” kanë koleksionuar plot 19 pikë në shtatë ndeshjet e fundit duke lënë vetëm dy pikë në këtë rrugëtim, në barazimin shtëpiak me Aston Villan.

Në këtë periudhë, Bournemouth ia ka dalë me sukses ndaj Newcastle, Sheffield United, Crystal Palace, Manchester United, Nottingham Forest dhe së fundmi Fulham. Kjo ecuri fantastike e skuadrës së drejtuar nga trajneri spanjoll, Andoni Iraiola nisi pas disfatës tenistike ndaj Manchester City me rezultatin 6-1.

Lexo edhe: 

Kujtojmë se në 11 javët e para, Bournemouth kishte marrë vetëm një fitore dhe vetëm gjashtë pikë. Megjithatë, tashmë situata ka ndryshuar në 360 gradë dhe aktualisht Bournemouth renditet në vendin e 10 me 25 pikë. Nga ana tjetër, në ndeshjen ndaj Fulham, Bournemouth “theu” edhe një tabu pasi mori një penallti në favor pas plot 609 ndeshjesh

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...