Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gjilani i Mezanit kap kreun, Trepça ’89 ngec në fund

Gjilani i Gentjan Mezanit i bashkohet Dritës dhe Feronikelit në krye të renditjes pas 3 javëve të para të IPKO Superligës së Kosovës. “Skiferat” morën fitoren e 2-të në kampionat dhe të parën në shtëpi pasi kaluan me rezultatin e pastër 2-0 në Gjilan, Vushtrinë. Miqtë të ardhur nga liga e parë ishin të pafat në minutën e 21-të kur shtylla i mohoi golin Bashkim Shalës. Gjilani nga ana tjetër u tregua më i saktë përpara porte dhe në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë i përhershmi Tomislav Busic i asistuar nga Bedri Greca i dha epërsinë skuadrës së tij.

Fitoren e Gjilani e vulosi Fiton Hajdari me golin e tij në minutën e 79-të pas asistit të Prognit. Me këtë sukses Gjilani u ngjit në kuotën e 6 pikëve. Në krye të Superligës kosovare pas 3 javëve të para mund të ishte ngjitur Trepça ’89, por skuadra mitrovicase u ndal në një barazim 1-1 ndaj Drenicës në shtëpi. Harmon me golin e tij në minutën e 92-të i hoqi fitoren nga duart vendasve të Trepça ’89 që kishin kaluar në avantazh me Asaren në minutën e 22-të. Me këtë barazim Trepça ’89 u ngjit në kuotën e 5 pikëve një më shumë se Drenica që pas 3 javëve të para ka grumbulluar 4 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...