Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

196 ndeshje me VAR, Nurishmi: Impakt pozitiv, çfarë presim nga sezoni i ri

Drejtuesi i projektit VAR në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, në një prononcim për Fshf.Org, ka analizuar vitin e parë të implementimit të këtij sistemi në kampionatin “Abissnet Superiore”. Nurishmi ka vlerësuar në kompleksitet vitin e parë të sistemit VAR (Video Assistent Referee) në Shqipëri dhe është ndalur te problematikat e evidentuara.

Nëse e shikojmë në total të gjithë vitin e sistemit VAR në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, me një total prej 196 ndeshjesh, vlerësimi është shumë pozitiv. Duhet të mos harrojmë edhe faktin se ishte viti i parë, një eksperiencë e re, dhe përballeshim me shumë të panjohura. Kemi evidentuar edhe problematika, ku në 6 ndeshje nuk kemi arritur ta implementojmë për shkak të problematikave teknike dhe ato të lidhura me infrastrukturën e stadiumeve, pa harruar këtu mungesën e eksperiencës”, shpjegon drejtuesi i projektit VAR në FSHF, i cili vijon:

Do mundohemi që këtë sezon të ri 2022-2023 të mos përsëriten problematikat e evidentuara vitin e kaluar. Teknikët që bëjnë implementimin këtë vit kanë një eksperiencë më të madhe, e cila sigurisht është shumë e rëndësishme. Në të njëjtën kohë do të zhvillojmë edhe trajnime me operatorët që të jemi gati për sezonin e ri. Kemi filluar gjithashtu inspektimi në të gjitha stadiumet dhe janë lënë detyra për përmirësimin e infrastrukturës. Kam shumë besim që ky sezon për arsyet e sipërpërmendura do të jetë shumë herë më pozitiv në krahasim me edicionin e parë për shkak të eksperiencës dhe kushteve më të mira”.

Sistemi VAR është një nga projektet dhe investimet më të mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit, që në këtë sezon debutues ka sjellë padyshim rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në futbollin shqiptar, duke minimizuar edhe gabimet e gjyqtarëve. Fazës së implementimit i ka paraprirë një punë e madhe përgatitore që konsistonte në trajnime të shumta me ekspertë të FIFA-s, ku është shpjeguar përdorimi i teknologjisë, janë dhënë informacione mbi mënyrat e përdorimit të aparaturave për të gjithë stafin teknik dhe atë të arbitrave, si edhe arbitrat janë trajnuar vazhdimisht për rregulloren e ndërhyrjes së këtij sistemi gjatë një ndeshjeje.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...