Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Montenegro në “ajër”, Egnatia nuk e përfshin në listën kundër boshnjakëve

Jurguens Montenegro nuk është përfshirë në listën e Egnatias për ndeshjet e turit të parë të Champions League ndaj Borac Banja Luka. Sulmuesi nga Costa Rica nuk është paraqitur në stërvitje që pas mbylljes së kampionatit dhe as drejtuesit nuk e kanë vendosur emrin e tij në listën e dorëzuar në UEFA.

Lexo edhe:

Montenegro shënoi 5 gola në 19 ndeshje me Egnatian duke e ndihmuar në fitimin e titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, por nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjet me kampionët e Bosnjës. Montenegro konsiderohej si një lojtar i rëndësishëm, por për momentin e ardhmja e tij mbetet pezull, teksa gjasat janë që ai të mos jetë më pjesë e skuadrës nga Rrogozhina.

Po ashtu pjesë e listës nuk është dhe sulmuesi tjetër Juba Drame, i cili edhe pse ka qenë pjesë e skuadrës nuk ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve. Gjithesi, mbetet për t’u parë se çdo të ndodhë me francezin, i cili me gjasa mund t’i shtohet listës së largimeve.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...