Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

2 milionë tifozë më pak, largimi i Messit i kushton PSG-së

Lionel Messi mbylli aventurën 2-vjeçare te PSG, që nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar. Pavarësisht se fitoi titullin kampion (2x) dhe Superkupën e Francës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, zhvilloi 75 ndeshje në total, shënoi 32 gola dhe dhuroi 35 asiste me skuadrën franceze.

Objektivi Champions League nuk u arrit, ndërkohë që tifozët e PSG-së nuk i kursyen thumbimet dhe vërshëllimat ndaj argjentinasit. Madje as në takimin e tij të fundit në “Parc des Princes”.

35-vjeçari mund të rikthehet te Barcelona. Ose mund të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku Al Hilal është gati t’i dhurojë 400 mln euro në sezon.

Largimi i Messit u ka kushtuar kampionëve të Francës në aspektin e marketingut. Faqja zyrtare e Instagramit e PSG-së, ka humbur minimalisht 2 milionë ndjekës pas zyrtarizimit të largimit të kampionit të botës.

Edhe pse firma e tij me PSG-në dy vite më parë krijoi entuziazëm të madh te tifozët, kurrë nuk lindi dashuria mes tyre dhe futbollistit më të mirë në planet.

Gjithsesi, “pleshti” nuk i kurseu fjalët e bukura në lidhje me këtë aventurë në kryeqytetin francez, ku ndër të tjera tha: “Jam jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë në gjendje të përfaqësoj këtë klub.

Ishte fantastike të isha pjesë e kësaj skuadre dhe të luaja përkrah shumë lojtarëve të mirë. Do të doja të falënderoja klubin për këtë përvojë të mrekullueshme në Paris”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...