Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

2 prurje të reja dhe një rinovim, Flamurtari nuk ndalet në merkato

2 zyrtarizime dhe një rinovim te Flamurtari në orët e vona të ditës së enjte. Klubi kuqezi ka zyrtarizuar afrimet e Yves Benoit Bationo dhe Valdo Zeqaj ndërsa ka zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit me vlonjatët Fjoralb Deliaj. I pari është një mesfushor i lindur në Bregun e Fildishtë por më nënshtetësi nga Burkina Faso teksa në vitin 2015-të Yves Benoit ka luajtur edhe një ndeshje më këtë kombëtare. Bëhet fjalë për një lojtar që ka dalë nga akademia e Parmës dhe ka provuar të luajë me shumë skuadra në Itali mësëshumti në Serie C, ndërsa ka provuar veten edhe në Slloveni te Gorica.

Megjithatë rreth 25-vjeçarit ka një mister të madh sepse skuadra e tij e fundit duke iu referuar faqes së specializuar për transferimet e futbollistëve transfermarkt ka qenë Tuttocuoio, ekip nga i cili Benoit Bationo është larguar që prej 1 shtatorit të vitit 2016-të dhe që nga ajo periudhë nuk dihet nëse mesfushori ka qenë në aktivitet me ndonjë skuadër tjetër. Një lajm i rëndësishëm për Flamurtarin është edhe rikthimi i mbrojtësit Valdo Zeqaj i cili ka dalë nga akademia kuqezi por në sezonin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë në Kategorinë e Parë ndërsa ka provuar të luajë edhe me Luftëtarin, Apoloninë, Sopotin dhe Besën. I rëndësishëm edhe rinovimi i Fjoralb Deliajt. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka qenë një nga lojtarët me më shumë peshë te Flamurtari i Ilir Dajës, sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...