Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“2 shekuj” te Barcelona, ja statistikat mbresëlënëse të Ter Stegenit

Portieri gjerman, Marc-André Ter Stegen do të luajë nesër, në Barcelona-Sevilla, ndeshjen e 200-të zyrtare me fanellën e Barcelonës. Pesë vite pas debutimit të tij, portieri gjerman do të futet në klubin e lojtarëve “2 shekuj”.

I dashur dhe i respektuar nga fansat, Ter Stegen është pronar i portës katalanase që nga sezoni 2016-2017, kur zuri vendin e Claudio Bravos, i cili firmosi për Manchester City-n. Gjermani debutoi më 17 shtator 2014, në moshën 22-vjeçare, dhe prej asaj kohe ka luajtur 199 ndeshje. Me “blaugranat” ka një bilanc mjaft pozitiv: 143 fitore, 35 barazime dhe 21 humbje. Në kapitullin e golave, ai ka pësuar 183 të tillë (me një mesatare prej 0.91 golash për ndeshje) dhe 85 herë e ka mbajtur portën të pastër.

Ky është sezoni i tij i gjashtë në “Camp Nou”. Aty mbërriti në vitin 2014 nga Borussia Mönchengladbach për 12 milionë euro, plus 750.000 euro të tjera në formë shpërblimesh.

Gjermani ishte një bast i sekretarit teknik të atëhershëm, Andoni Zubizarreta, i cili e zgjodhi Ter Stegenin për lojën e mrekullueshme me këmbë. Portieri i Barcelonës, nën kontratë deri në qershor 2022, ka një klauzolë largimi prej 180 milionë eurosh. Rinovimi i fundit mes palëve u bë në fund të majit 2017.

Në pesë vitet e plota si lojtar i Barçës, ai tashmë ka fituar 13 tituj, duke përfshirë 4 La Liga, 4 Kupa Mbreti dhe 1 Champions League.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...